Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i pret propozimet për anëtarët e komisioneve zonale zgjedhore nga Partia Demokratike.
Kreu i institiucionit më të lartë zgjedhor në vend Ilirjan Celibashi theksoi se ka vetëm një Parti Demokratiuke, dhe nuk mund të ketë dy të tilla.
“Ne kemi komunikim zyrtar me përfaqësues të PD-së në KQZ, që janë z. Marash Logu dhe Indrit Hoxha, por kemi komunikim gjithashtu edhe me z. Ivi Kaso.
Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin në emër të PD-së në KQZ.
Sot janë përfaqësuar nga PD-ja dy zotërinjtë që përmenda. Më momentin që do të vijë një kërkesë qoftë për regjistrimin e vetë PD-së në zgjedhje, ne do të vlerësojmë dokumentaciuonin në bazë të dokumentacioneve të njohura edhe nga Gjykata e Tiranës”, sqaroi Celibashi.