Berisha: Zgjidhja është revolucion që bën të dridhet REGJIMI

0
195

Kryetari demokrat, Sali Berisha, theksoi disa herë gjatë konferencës së sotme se demokratët janë në luftë për jetë a vdekje me monizmin. Berisha tha se zgjidhja është revolucioni.

“Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend të ndonjë dorëheqje, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve. Atëherë fjala u takon qytetarëve.

Nuk ka zgjidhje përveç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim të pashembullt.

Edi Rama organizon darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj dhe parim për policinë. Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit.

Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve. Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit.

Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë goditja e mëshirës për këtë institucion. Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik. Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat tuaja.

U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro, se sa arka të mbushura plot mund të jenë në Surrel. Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie,” tha Berish

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here