Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock’n’roll, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga nëna e saj.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.
Ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë.
“Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë.”
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.
Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes. Pothuajse në të njëjtën kohë, ish-bashkëshorti i saj Danny Keough, i cili gjithashtu jeton në pronë, mbërriti aty.