Berisha denoncon me foto/ Radhët në QSUT sfidojnë çdo propagandë të këtij regjimi të egër

0
181

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim, që tregon situatën e mjerueshme në qendrën më të madhe spitalore në vend.

POSTIMI I PLOTE

Radhët e Ramës dhe Manastirliut tek Konsultat e Sëmundjeve të Brendshme sfidojnë edhe propagandën e rrezikshme të këtij regjimi të egër.

Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Përshëndetje Doktor, ju shkruaj pas konsultës që vajta të bëja për babanë tim te Konsultat në QSUT. Nuk di se ç’të them më pare se duket qartë nga pamjet se me çfarë përballen qytetarët e thjeshtë çdo ditë ëe kanë një hall, e për më tepër hall shëndetësor, që kur të zë, dhe s’ke as miq e as ekonomi, hapi derën dhe rri në radhë të tilla. Nuk është problemi vetëm i radhës, se mjekët të ndihmojnë dhe e bëjnë punën e tyre, por arroganca dhe propaganda e këtij pushteti po e shkatërron këtë vend. Nuk dimë nga t’i mbajmë. Radhë e stres e mjerim ndjejmë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here