Nga Genc Gjokutaj
Sot si e shtune qe eshte u zgjova me vone se ditet e tjera! Gjithsesi ora e zgjimit nuk e prish ritualin e degjimit te lajmeve krijuar prej vitesh!
Njeri lajm qe me terhoqi vemendjen ishte ai qe KQZ urdheronte se ne baze te ligjit deri diten e zgjedhjeve vendore te dates 14 maj nuk lejohen ngritje pagash, dhenie shperblimesh, shperndarje legalizimesh etj.
Lajmi qe pasonte ishte se kreu i Kadastres Artan Lame po shperndante çertifikata legalizimi.
Ajo qe i vuri vulen ishte njoftimi i KM se ne prill do te kishte nje shperblim tjeter per pensionistet!
Nderrova kanalin e TV veprim i cili me nderpreu informimin e metejshem te sages antiligjore qeveritare por nuk me nderpreu mendimet! Mu kujtua edhe aplikacioni Aktiv1st i cili do te patronazhoje zgjedhjet! Llogaria nuk del! Llogaria si me siper i kthen zgjedhjet per kandidatet e subjekteve te ndryshme politike ne votime per kandidatin e Qeverise! Llogaria nuk po me mbyllet me gjithe deshiren time per ti dhene fund! Nga lajmi tek mendimet, nga mendimet tek llogarite e parashikimet! Por kur mu kujtuan edhe parate e thata te dhena dorazi ne zgjedhjet e kaluara u shtanga!
Do te shkojme ne zgjedhje apo ne market a pazar pyes veten!
Shqiptare! Mos pranoni qe leket qe shteti ja u merr ne mengjes si takse tja ua jape ne darke si çmim per voten! Paguani taksen e mengjesit dhe refuzoni çmimin e votes se darkes! Sepse neser liria Juaj do te jete e blere nga ai qe ja u grabiti pa çmim!
Zoti KM!
Zgjedhjet jane te shenjta!
Duke ofruar leke apo favore ato behen te blera dhe te shtrenjta!
E duke qene te blera dhe te shtrenjta nuk do te jene te lira! G✌️✌️✌️??????