“Krim kundër njerëzimit”, Kosova përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut

0
236

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, që do të sillte reagimin e fuqishëm të ndërkombëtarëve të cilët e cilësuan masakrën si krim kundër njerëzimit. Dhe në nder të viktimave në të gjitha sheshet dhe dritaret e shtëpive të Kosovës do të ndizen qirinj në mbrëmje.

"Krim kundër njerëzimit", Kosova përkujton 24-vjetorin

Në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, në të gjithë vendin këtë të dielë do të ndizen qirinj Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” fton të gjithë shqiptarët që duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë, ndërsa aktivistët do të ndriccojnë sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organiziatorët i ftojnë qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave të tyre.

Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë mund ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.
Po ashtu, janë ftuar të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

“Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!”, thone organizatoret e kesaj perkujtimoreje.

Në 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur nga trupat serbe.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe u futën në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të trajtohej në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i së cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e trupave të NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here