Nga Gent Strazimiri
Sundimtarët e ‘Hellbania-s’ me të cilët kënaqesh e loz lart e poshtë, të thirrën sot dhe të lanë në dorë një letër proteste megjithëse, nuk le gjë pa bërë që t’u zgjasësh sundimin…
Ti e more pa fjalë, pa reagim, me qetësi, dhe do ia çosh qeverisë tënde, e cila me gjasë do vazhdojë t’i përkrahë, njësoj si ti, dhe do të vazhdojë të gënjejë taksapaguesit britanikë…
Në thelb do u thotë se ka një ‘Heavenllbania’, e cila është e populluar nga ‘Hellbanians’ që nuk u mjafton mrekullia ku jetojnë, siguria në të cilën jetojnë, mirëqenia të cilën gëzojnë por, thjesht ‘për sport’ e mësyjnë Britaninë sepse… ashtu kanë qëlluar… ashtu i ka bërë Zoti… kriminelë…
Kjo gënjeshtër mbase do ecë edhe ca, por larg nuk të çon!
Ata që ju i quani ‘Hellbanians’, janë qytetarë të dëshpëruar, të pashpresë të ‘Hellbanias’, ‘Evilministrin’ e së cilës e përkrahni publikisht, megjithëse po publikisht e keni dëgjuar të nxisë ‘çunat e Londrës’ të vazhdojnë të punojnë dhe ti garantojë se për fitimet nuk do u kërkojë askush llogari… mjaftojnë t’i deklarojnë…
Këto janë informacione publike, dhe ti nuk mund të thuash që ‘nuk i di’, ç’Shkëlqesi!
Ping-pongun me ‘nota verbale’ mund ta vazhdoni, por nuk do zgjidhë gjë, përkundrazi!
Nuk e di nëse në Britani betohesh të mbrosh interesat dhe ligjet e Britanisë, përpara se të pranosh ofiqin e ambasadorit, por di të them se deri tani, me interesat e Britanisë (dhe kësisoj edhe me ligjet e saj) minimalisht ke ecur kithët…
Kaq!