Berisha: Veliaj ktheu fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe Ramën! “Mafie shtetërore e organizuar”

0
124

Kreu i PD Sali Bertisha deklaroi sot se qeveria është kthyer në një mafie të organizuar shtetërore. Ai akuzoi kreun e vendit Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi mbi aferën e Incineratorëve.

“Po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i Kryeministrise për të paguar kompaninë e tyre të djegësave.

I zhytur deri në vesh është Erion Veliaj i cili zgjodhi që më djegësin e Tiranës të shndërrojë fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën.

Zgjodhi që për hir të këtij pasurimi të çmendur, mbi 100 e ca mln euro për degësinë e Tiranës, për pasurimi ne tij dhe të Ramës të firmoste vendime në emër të Këshillit, të firmoste vendime në emër të qarkut, të cilat qarku nuk i kishte marrë ndonjëherë.

Veliaj prej 6 vitesh vjedh dhe rrjep qyt e Tiranës me një tarifë 28 euro tonin e mbetjeve, ndërkohë që vetë kontrata e kompanisë së tyre përcakton se kjo tarifë 28 euro do merret vetëm për djegien, ndërkohë që ajo e depozitimit dhe kompostimit do jetë 11 euro,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here