Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në një prononcim për gazetarët në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, teksa ka thënë se “do t’i jepet drejtim bashkimit të PD-së.
Salianji shtoi se çdo mënyrë është në diskutim e sipër për të arritur këtë qëllim, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim. tha gjithashtu se një shumicë e grupit, prej 60%, ka marrë një vendim i cili është publik, teksa i pyetur për shkarkimin e mundshëm të Enkelejd Aliebajt nga kreu i grupit parlamentar, Salianji deklaroi se nuk ka nxitim për të larguar apo emëruar dikë dhe se nuk do ketë veprime deri në një moment të caktuarDo ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. Jo vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krie, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është I mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar I grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge.