Këlliçi denoncon me fakte/ Ja si e katandisi Veliaj trafikun e Tiranës

0
166

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliç ka denoncuar trafikun kilometrik që përjetojnë qytetarët çdo mëngjes në kryeqytet.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka shpërndarë një foto nga trafiku i rënduar në Rrugën e Elbasanit, ku dallohen qindra makina të bllokuara.

‘Mijëra qytetarë që janë nisur për punë, janë së paku 2 orë me vonesë. Dhjetra të tjerë që vijnë nga rrethet do ta kenë të pa mundur të kryejnë të gjitha punë në zyrat e shtetit, ambasada apo punë të tjera brenda ditës së sotme’, shkruan Këlliçi.

 

POSTIMI I PLOTE

Fillim jave në Tiranë!

Hyrja lindore e kryeqytetit – ora 10:15 dita e parë e javës. Mijra qytetarë që janë nisur për punë, janë së paku 2 orë me vonesë. Dhjetra të tjerë që vijnë nga rrethet do ta kenë të pa mundur të kryejnë të gjitha punë në zyrat e shtetit, ambasada apo punë të tjera brenda ditës së sotme. 

Pa llogaritur litrat e karburantit më të shtrenjtë në Europë, të shpenzuara duke ndenjur në trafik.

 

1 / 1

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here