Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë të poisaçme për shtyp paralajmëron se situata ekonomike në vend kërcënohet nga koncensionet dhe PPP-të e firmosura nga qeveria, të cilat tha ai, kanë dalë jashtë kontrollit.
Borxhi publik, tha Meta, është në norma tejet të larta dhe po merret nga qeveria për të financuar korrupsionin në vend.
“Paqëndrueshmëria në tregun global të energjisë e ka vënë theksin në urgjencën e reformave vendimtare për të garantuar qëndrueshmëri financiare në sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë, për të zvogëluar rreziqet fiskale dhe për të rritur sigurinë e energjisë.
Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” pra ato ndryshimet klienteliste kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”. Kjo është arsyeja që jemi vendi që mbledhim më pak të ardhura për shkak të korrupsionit.
Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit. Pra një politikë tjetër e një sistemi tatimor por edhe më transparent do t’i shërbente luftës kundër informalitetit por dhe do të zhvillonte prodhimin e brendshëm.
Trajtimi i shumë prej çështjeve strukturore të kahershme, me të cilat përballet Shqipëria, do të jetë gjithashtu kritike për rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Është e qartë, që jemi një vend që eksportojmë krah pune dhe importojmë ato prodhime që mund t’i prodhonim në vend dhe t’i eksportonim. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë 13 vjet për të shlyer borxhin.
Këto përfshijnë avancimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve dhe forcimin e kornizës për luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Është e qartë është një paralajmërim tjetër edhe vetë aministisë fiskale”, tha Meta.