Skandal në pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, në doganën e Muriqanit.
Një polic malazez ka dhunuar ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës, njëherazi ekspert i njohur i ekonomisë, Petraq Milo.
Dhunë është ushtruar dhe ndaj familjarëve të tij, teksa po udhëtonin me automjet drejt Malit të Zi.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e të rënda të kësaj ngjarje.
Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, u tërhoq zvarrë bashkë me familjarët e tij, pasi sipas tyre, kjo makinë nuk kishte respektuar radhën.
Por dëshmitarë aty bëjnë me dije se familja Milo ishte totalisht korrekte me sjelljen e tyre, por dhuna e policisë ishte kafshërore.
Në pamje duket se Milo dhe djali i tij tërhiqen zvarrë nga policia, teksa shqiptarë të tjerë duan ta ndihmojnë, por nuk munden dot, për shkak të frikës.
Institucionet tona shqiptare ende nuk kanë reaguar për skandalin e regjistruar këtë të hënë.
JOQ ALBANIA ka zbuluar emrin e policit qw dhunoi familjen Milo. Mësohet se ai është Nikola Boljeviç dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët, sipas burimeve.
“Merr nga 10 euro, ndonjë redbull, puntorve sezonalë sidomos nga Shkodra qe te kalojnë pa probleme” – ka shkruar një qytetar.
Pamjet e shëmtuara ku Petraq Milo trajtohet kafshërisht nga disa persona me uniformë policore të Malit të Zi kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, por autoritetet këtu janë njësoj sikur të mos ekzistonin.