Merr të tjera përmasa skandali i dokumenteve të klasifikuara të gjetura në rezidencat private të presidentit amerikan, Joe Biden. Mësohet se në rezidencën ku u gjetën dokumentet, jetonte biri i presidentit amerikan, Hunter Biden.
Ndërkohë presidenti Biden e ka pranuar se i mbante dokumentet në garazhin e makinës së tij.
Por edhe pse ky lajm është raportuar nga disa media të djathta, shumica e medieve vazhdojnë të censurojnë faktin se djali i diskredituar i presidentit, Hunter Biden, kishte kontrolluar këto dokumente.
Por lajmet për Hunter Biden janë censuruar vazhdimisht nga mediat.
Historia skandaloze e laptopit të tij nuk u publikua nga mediat e mëdha amerikane përpara zgjedhjeve të vitit 2020.
Sipas OpIndia, edhe kur lajmi doli në media nga gazeta ‘New York Post’, rrjetet sociale Twitter dhe Facebook e censuruan.
Tani është zbuluar se ishte pikërisht miliarderi George Soros që ndihmoi që lajmi të ‘zhdukej’ nga mediat e mëdha të majta.
Kështu thuhet në të ashtuquajturat ‘Twitter Files’, dokumente të publikuara nga autori i njohur, Michael Shellenberger. Madje ai publikon një dokument ku Jim Baker, drejtor dhe jurist i lartë në kompaninë Twitter, krenohet se ka marrë mbi 3.4 milionë dollarë nga FBI. Baker u shkarkua nga punë nga Elon Musk, pronari i ri i Twitter.
Por skandali është akoma më i rëndë. Shellenberger thekson se skemën se si duhen censuruar apo manipuluar lajmet për Hunter Biden e ka përgatitur miliarderi majtist, George Soros, përmes Fondacionit për Shoqërinë e Hapur.
Sipas Shellenberger, Soros ka financuar dhe ka luajtur një rol kyç në këtë drejtim.
Soros ka organizuar në bashkëpunim me Institutin Aspen, trajnime intensive me gazetarë dhe liderë të medieve sociale se si duhet të trajtojnë rrjedhjet hipotetike të të dhënave, që janë të ngjashme me skandalin e laptopit të Hunter Biden.
Instituti Aspen është një organizatë e majtë, e financuar nga Soros, që ka pasur si të ftuar nderi edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Pas këtyre trajnimeve, kur skandali i laptopit shpërtheu, shumica e medieve të mëdha tradicionale nuk e raportuan ngjarjen përpara zgjedhjeve. Twitter dhe Facebook e censuruan masivisht këtë lajm.