Zëvendëson Vitore Tushen! Shpallet anëtarja e re e Kushtetueses

0
126

Holta Zaçaj është zgjedhur për të qenë anëtare në Kushtetuese për vendin vakant të Vitore Tushes.

Anëtarja e re e Gjykatës është zgjedhur në mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të zhvilluar sot, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Holta Zaçaj mori po aq vota, gjashtë, si dhe kandidatja Elsa Miha, ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Në zbatim të nenit 7/ç, pika 4, ku thuhet: “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tri vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here