Gjyqi për vulën e PD, Baçi: E turpshme zvarritja, për qeverinë edhe Gjykata e Lartë mblidhet brenda javës

Analisti, Agim Baçi, thotë se  është e turpshme që gjykatat kanë zvarritur në mënyrë të tillë çështjen e PD-së, që sipas tij duhet të ishte zgjidhur kohë më parë.

Në “Ora e Betit”, ai tha se për probleme të qeverisë edhe Gjykata e Lartë mblidhet brenda javës.

Baçi: Është e turpshme jo për PD, ka të bëjë me demokracinë. Gjykatat nuk mund të zvarrisin një vendim të tillë kaq gjatë dhe nëse nuk ekziston, parlamenti duhet të ishte mbledhur të kishte kërkuar ndryshimin e ligjit që për partitë politike nuk mund të zvarritet. Kur ka probleme qeveria edhe Gjykata e Lartë mblidhet brenda javës.Tërheqja ishte zgjidhje për ti hapur rrugë gjykimit më thelbësor, vendimit të gjyqtarit Zhukri.

Pretendohej se gjykimi lidhur me vendimin e Zhukrit varej nga njohja apo jo e 18 dhjetorit. Bardhi ka firmosur momentin kur nuk e ka pranuar gjykata e shkallës së parë bashkimin e dy statuteve, të korrikut dhe 18 dhjetorit. Dosja ka qenë në Apel kur Zhukri ka marrë vendim për të njohur Komisionin e Rithemelimit. Dakord, gjykata as nuk ta jep shumicën në parti, as nuk të bën kryetar e lider politik vula. Gjyqtari nuk vjen në stadium, merret me letra.

Gjyqi për vulën e PD, Baçi: E turpshme zvarritja, për qeverinë edhe Gjykata e Lartë mblidhet brenda javës

Igli Cara: Rama i fali mikut të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko