Sot 88 vite nga lindja e Mandeles shqiptare Pjeter Arbnori

0
184

 

Nga Bujar Leskaj!!!
Sot mbushen 88 vite nga dita e lindjes së intelektualit, shkrimtarit, përkthyesit; politikanit, Mandelës shqiptar të Ballkanit, qëndrestarit antikomunist, i cili idealet dhe bindjet e tij demokratike nuk i tradhtoi kurrë pavarësisht vuajtjeve, persekutimit e viteve të burgut në Burrel, “Nderi i Kombit”, Pjetër Arbnori.

“Në mënyrë të ndërgjegjshme iu futa një rruge që më çoi në një burgim të gjatë.
Të mbetesh njeri nuk është ndonjë trimëri e madhe, por është detyrë. Megjithatë nuk ka qenë e lehtë të luftoja për të ndërtuar një strehë pa lënë tjetrin në shi; të siguroja një kafshatë bukë pa ia hequr tjetrit kafshatën nga goja, të përpiqesha të shkollohesha pa e lënë shokun në errësirë, të rropatesha në pranga për të ndriçuar robërinë time pa ia rënduar jetën shokut që kisha pranë. Në kushte tepër të vështira e quaj arritje që kam shpëtuar pa u turpëruar dhe kam mundësi t’i shikoj shokët, miqtë dhe armiqtë drejt në sy.”
Pjetër Arbnori- “Martirët e rinj në Shqipëri”

Si bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shkodër, si deputet dhe si kryetar Kuvendi ai ka lënë gjurmë, sidomos me qëndrimin e tij të urtë, dinjitoz e me integritet, duke mos bërë kurrë kompromis me të keqen.

Pjetër Arbnori ka shkruar disa vepra (Shtëpia e mbetur përgjysmë”, “Kur dynden vikingët”, “Bukuroshja me hijen”, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura”, “Vdekja e Gebelsit”, “Letër nga burgu”, etj.) dhe ka përkthyer shumë të tjera, shumicën e tyre gjatë viteve të burgut.

Në këtë ditëlindje kujtojmë me nderim Pjetër Arbnorin, i cili kishte një ideal të lartë për demokracinë, por edhe kemi detyrimin të ndjekim, vlerësojmë dhe të mësojmë nga jeta, vepra, integriteti e mendimi i tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here