Afera e incineratorëve, Vasili: Hetimin e pengon kapja për fyti e SPAK

0
118

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një intervistë për “Ora e Betit” thotë se hetimin për aferën e incineratorëve e pengon kapja për fyti i SPAK.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme është e kapur dhe nuk lëviz.

Si rast flagrant për të mbështetur këtë akuzë ai sheh incineratorin e Tiranës.

Vasili: Në Tiranë ka incinerator që nuk ekziston, ka shërbime që nuk kryhen, të shënuara sikur kryhen. Çfarë bën drejtësia? Në këtë derexhe nuk kemi qenë kurrë. Faktet janë ditën për diell.Rama ka thënë bëjmë trajtim ekselent të mbeturinave.

Ish-zyrtarët e akuzuar deri tani për çështjen e incineratorëve kërkuan sot që organet e drejtësisë të marrin dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me këtë çështje.

Por Vasili thotë se jashtë përgjegjësisë është lënë kryepërgjegjësi i kësaj afere, Edi Rama.

Vasili: Pse është lënë jashtë përgjegjësisë penale Edi Rama që vë firmën pas 18 vendimeve të marra në një ditë, pse nuk është vënë para përgjegjësisë kryetari i bashkisë Tiranë, ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, ish-ministri Gjiknuri, kreu i bashkisë së Fierit Subashi, i gjithë rrjeti mafioz i kompanive që rripnin paratë. Duhet të kishte përfunduar që në mars të 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here