Ne takimin e pervjetorit te degës së Kurbinit, kreu i PD Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka bërë 137 udhëtime në avion me dhomë gjumi.
“Ky udhëton me 137 fluturime, që po të mbledhësh të gjitha fluturimet e kryeministrave të Ballkanit dhe Evropës rrezik nuk bëjnë kaq shumë. Sikur të ishte i biri i Mbretit të Arabisë Saudite, njeriut më të pasur, me dhomë gjumi në avion, se nuk i duron turbulencat. Se ky ndërton rrugën me çmime të 8-fishta në krahasim me çmimet me të cilat ndërtohen në Europë. Se këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Se ky ndërton për tërmetin, absolutisht ndërtime në të cilat vjedhin të paktën 60% me fakte, me dokumente. Se ky ndërton shkollën. Në Tiranë, shkollat nga PNUD, organizatë e OKB, ndërton shkollat me 680 mijë euro, kurse shkollat me paratë e taksapaguesve, ndërtohen me 3 milionë euro deri 6 milionë euro. Nuk kanë të ngopur këta, janë të papërmbajtur në vjedhje. Ky kryen gjenocid ndaj shqiptarëve në krijimin e kushteve të llogaritura që ata të largohen nga Shqipëria. Sigurisht, të vjedhësh në këtë mënyrë t’i vjedh të ardhmen e tyre, vjedh shpresën e tyre. Të gjitha këto janë kushte për t’u larguar njerëzit nga ky vend. Kjo që ndodh me ne, nuk ndodh në ndonjë vend tjetër.”