Tedi Blushi: Prona është e shenjtë, pranoni kërkesat kushtetuese të banorëve të Bërxullës

0
109

 

Nga Tedi Blushi

 

Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ka planifikuar një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar.

Duke vlerësuar me objektivitet kërkesat e drejta të këtyre banorëve që prej muajsh janë në protestë mbështesim plotësisht shqetësimin shumë të madh të tyre se Qeveria po planifikon t’u shkatërrojë pronat me forcë dhe presion, duke u premtuar në ajër kompensime të padrejta dhe qesharake financiare.

Mbi të gjitha duke krijuar një situatë antiligjore, duke nxitur një tension social shumë të rëndë dhe duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra banorëve që janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pasuritë e tyre legjitime!

I bëjmë thirrje Qeverisë të tërhiqet menjëherë nga çdo përpjekje kokëfortë dhe procedurë antikushtetuese, që synon shkatërrimin me dhunë të pronave private të qytetarëve, por të garantojë një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here