Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas daljes në dritë të vjedhjeve galoponte me mbetjet që po bën qeveria në bashkëpunim me Veliajn.
Vjedhja dhe grabitja po vazhdon çdo ditë, ndërsa drejtësia hesht përball korrupsionit dhe mafias së plehrave që po groposin duke tentuar që të fshehin çdo provë.
Vasili ka bërë thirrje që SPAK, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve të reagojë dhe mos të jenë mashë në dorën e qeverisë së korrupsionit, Rama&CO.
Postimi i Vasilit:
Droni i te vertetes tregon se ne Sharre po vjedhin edhe tani!!
Edhe sot, edhe tani vjedhja ne Sharre vazhdon dhe Droni i te vertetes na e tregon qarte.
Edhe sot qytetaret e Tiranes paguan dhjetra mijra euro te djerses dhe mundit, qe po vazhdojne te vidhen edhe tani dhe Droni e konfirmon kete.
Edhe sot mbeturinat vetem u groposen ne menyren me primitive ne Sharre duke grabitur qytetaret me dy fishin e cmimit krahasuar me Shkodren ku behet e njejta gje.
Edhe sot “krenaria” e Edi Rames pra groposja e plehrave te kryeqytetit vazhdon si prove asgjesuese e hajduterise Rama – Veliaj!
Edhe sot Rama dhe Veliaj jane goje taposur perballe vjedhjes shteterore qindra milioneshe sepse Droni i ka mberthyer me fakte.
Edhe sot drejtesia nuk levizi gishtin dhe nuk veproi sepse Droni na provoi qe drejtesia eshte e kapur.
Edhe sot anetaret e SPAK si qytetare qe jane kane paguar edhe ata taksa qe jua vjedhin edhe atyre, por nuk guxojne te zbatojne ligjin as per veten sepse Droni tregon se i sherbejne Rames.
Edhe sot per shkak te firmave “fap fap fap” te Rames dhe Veliajt vjedhja dhe grabitja vazhdon pa u ndalur.
Edhe sot Droni i te vertetes eshte dhe mbetet i vetmi “institucion” i drejtesise, sepse heton objektivisht dhe tregon realisht se si po vjedhin rilindasit me Ramen dhe Veliajn ne balle si bashkryetare te vjedhjes.