21 janari/ Gjokutaj: Audiopërgjimi s;është provë, ka vetëm vlerë propagandistiko-politike

0
251

Avokati Genc Gjokutaj deklaron se audiopërgjimi i publikuar nga gazetari Artan Hoxha nuk është provë.

 Çim Peka Live, Gjokutaj shpjegoi në rrugën juridike pse materiali nuk ka vlerë ligjore, por vetëm i shërben propagandës politike të Edi Ramës dhe mazhorancës qeverisëse.

Sipas tij, kryeministri e sajoi pikërisht këtë vit zhurmën për ngjarjen e 12 viteve më parë, pasi vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore.

“Hapja e kësaj çështje, rifillimi i hetimeve, artikulohet nga persona që janë kampionë të mbylljes së dosjeve të tyre personale (Ulsi Manja). Orienton SPAK-un tani. E dyta, Kodi i Procedurës Penale e ndalon rishikimin e një gjeje të gjykuar në rastin e pafajësisë, në rastin e rëndimit të pozitës së një personi. Nëse ky material, se kjo nuk është provë, implikon të tjerë persona jashtë rrethit të personave të hetuart dhe gjykuar. Janë hetuar dhe gjykuar nga Ina Rama në mënyrën më masakruese të mundshme. Nuk është e pahetuar siç thuhet, është hetuar me qëllim për të shkuar të Berisha. Mund të shkosh te ai kur ka rrugë, këta duan të hyjnë nga dritarja pas 12 vitesh.

Këta hyrjen dhe zhurmën e kanë bashkë. Është viti elektoral. Pse nuk e hapën 21 janarin vjet? Vjet ishin blindat, bravat, ishte agjenda. U hap sivjet, vit elektoral. Vrasja e Aleks Nikës është e vetmja pjesë e kësaj çështje e cila është pezulluar. Kjo sepse ekspertimi i bërë në Turqi ka gjetur një predhë në kokën e të ndjerit është shtirë nga një armë që nuk është në inventarin e Gardës. Dhe këtu ky proces ka mbetur. Nëse për vrasjen e Aleks Nikës do të dalë një person i pahetuar, i pa gjykuar, ky po që mund të ndiqet, por rrethi i personave të hetuar dhe gjykuar nuk mund të ndiqet.

Çfarë përbën ky material?

Të gjithë e dinë që prova jo vetëm është informacion, e dhënë, evidencë në lidhje me ngjarjen, por ajo duhet të jetë në formën e kërkuar nga ligji. Përgjim? Kush e ka bërë? Ku ka qenë ky përgjim? Si ka rënë në dorë ky përgjim? Si mundet një përgjim i disponuar t’u jepet familjarëve dhe të thotë familjarët do bëjnë kallëzimin, sot thotë që do ta bëjë ministri. Nuk është USB, diktofoni, materiali audio, prova, prova është mjeti me të cilin është bërë, ka qenë orë dore, varëse çelësash, celular ajo është prova bruto e cila duhet të sqarohet nëse është i vlefshëm për identifikim ky përgjim, a mund të krahasohet me zëra të tjerë dhe a është autentik zëri.

Atë material që është servirur në media, teksti është asgjë. Pse ka komunikuar komandanti igardës me radio. Po pse me çfarë do komunikojë? Dhe e thotë dot kallëzuesi në çfarë ore është bërë kjo bisedë, kur kanë ndodhur vrasjet, ka urdhër zjarr. Kjo është e temrrshme. Thotë ai gati për zjarr në ajër, kjo dihet, është qëlluar në ajër, janë dënuar dy vetë për këtë punë, ngjarja nuk është pa autor. Kjo ka vlerë propagandistiko-poiltike, jo vlerë juridike, s’ka ku të shkojë se nuk është provë. Të manipulosh opinionin publik dhe të vendosësh SPAK-un, t’i kërkosh hesap, ky në cilësinë e ministrit i imponohet SPAK-ut se unë jam ministër dhe të them unë. SPAK nuk vihet në provë në bazën e materialeve që nuk janë provë“, u shpreh Gjokutaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here