“T’i varësh ujkut mëlçitë e qingjit në qafë”, PD: Prodhimin e pasaportave Rama ia jep Çuçit

0
151

Zëdhënësja e PD-së Flriana Garo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shtetëzon prodhimin e pasaportave biometrike de kartave të identitetit.

Në deklaratën e saj nga selia blu, Garo theksoi se ‘shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste’.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

“T’i varësh ujkut mëlçitë e qingjit në

Shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.

T’ua marrësh francezëve dhe t’ia japësh vartësve të Çucit është si “Teslën” e Elon Musk ta prodhodh në një baxho djathi në Surrel.

Por, në qeverinë e Ramës kjo nuk është risi: e mbani mend besoj ditën kur një shitësi qoftesh iu dha tenderi i sterilizimeve?!

Për kujtesë të publikut, kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaporta dhe leternjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët.

Sipas informacioneve tona francezët, bazuar edhe në kreditet e mira, kanë ngulmuar për ripërtëritjen e kontratës, por siç e dini, Rama preferon oligarkët dhe patronazhistët, me të cilët ka se çfarë të ndajë.

Kalimi i këtij shërbimi në varësi të administratës së Ramës, pikërisht në kohën kur ajo ka pikët më të ulëta në publik, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit spektakolar me e-Albanian dhe gjithë strukturën e sigurisë kibernetike, është një alarm i kuq për Shqipërinë dhe Europën.

Nuk është rastësi që flitet për pasaporta të arta, për amnisti fiskale, që ka ndërhyrje në sistemin TIMS – të cilat u faturohen iranianëve – që të dhënat e shqiptarëve qarkullojnë si të ishin numra llotarie në gazetën e fundjavës.

ASPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here