Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, se Edi Rama është kapur në flagrancë.
Duke diskutuar dosjen ‘Rama’ të FBI-së, për korruptimin me 225 mijë dollarë të drejtuesit të zyrës së kundërzbulimit në Byrosë Federale të Hetimit në Nju Jork, Manjani është shprehur se, kur ai ka blerë FBI-në, imagjino se çfarë i bën ai ambasadës.
‘Qeveria shqiptare dhe Edi Rama është kapur në flagrancë. Deri më tani i kemi pasur aludime këto lobingje dhe blerje të deklaratave, që kanë qenë dukshëm kundër opozitës në Shqipëri dhe duke sjellë një dëm shumë të madh në mjedisin demokratik të Shqipërisë.
Ngjarja e orëve të fundit është një akt flagrance, në atë që kemi dyshuar se Edi Rama në mënyrën se si bën politikë në Shqipëri, nëpërmjet lobingjeve ka blerë qëndrimin e institucioneve amerikane ndaj pushtetit të tij.
Faktet flasin qartë. Është krejt e dukshme. Kur depërtohet me shumë të tilla parash, kaq sa janë zbuluar deri më tani, se nuk e dimë se çfarë mund të dalë në ditët në vijin, kur blihet FBI, imagjinoni se çfarë u bëjnë ambasadave këta, apo këtyre zyrtarëve të nivelit ‘zh’ që kur dalin e japin intervista thonë sa i mirë është Rama dhe ikin.
Është një turp shumë i madh për të gjithë ata që kanë luajtur këtë lojë në emër të SHBA dhe që bëjnë si amerikanë këtu, më shumë se sa amerikanët nëpër studiot e televizioneve për ti hedhur hi syve popullit shqiptar.
Siç e shikoni as Amerika nuk qenka e imunizuar nga ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe nga ndikimi rus. Kjo ngjarje tregon shumë, ka shumë të dhëna brenda. Duhet të presim ende për të zbuluar pasi është një ‘thes që sa herë ta shkundim, nxjerr miell’.
Ja kjo është karma, i bie që ta ketë turinjve këtë gjë’, u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.