Dorian Duçka është cilesuar si personazhi që kryen punët e dyshimta të kryeministrit Edi Rama.
Emri i tij shfaqet në çdo aferë dhe skandal të kreut të qeverisë me oligarkë dhe emra të përfshirë në botën e krimit të organizuar.
Duçka ishte negociatori i takimit të Luftar Hysës, i akuzuar nga mediat meksikane për lidhje me kartelin e frikshëm të kokainës në Sinaloa, me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.
Dorian Duçka është protagonist kryesor edhe në korrupsionin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Në dosjen hetimore të FBI ai njihet si ‘Personi B’. Bashkë me ‘Personin A’, Agron Nezën, ata i kanë paguar McGonigal 225 mijë euro për llogari të Edi Ramës.
Por Dorian Duçka shfaqet në shumë momente si njeri i afërt i Edi Ramës dhe jo si një ish-zyrtar i shtetit, i larguar nga funksionet publike vite më parë.
Ai e ka shoqëruar atë në Ukrainë gjatë vizitës që bëri disa vite më parë kur Shqipëria mori kryesimin e OSBE. Fotot e takimit i publikoi ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha.
Ndërsa në një foto të publikuar më vonë po nga Berisha, Duçka duket në krah të Edi Ramës dhe ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me gjasë në SHBA, gjatë një darke.
“Me Dor Duçkën, sekserin mafioz universal!“, shkruan Berisha në postim./syri.net