Invalidët në Elbasan kërcënojnë me grevë, afro 200 personave iu është hequr kempi

0
151

Ka kaluar një muaj nga koha kur invalidët në qytetin e Elbasanit ndërprenë grevën e tyre pasi iu premtua se brënda vitit të shkuar do të zgjidheshin problematikat e tyre, por teksa po kalon edhe muaji i parë i vitit 2023, asnjë prej shqetësimeve të tyre nuk ka marrë zgjidhje.

Pritja e gjatë për plotësimin e kërkesave duket së është sosur. Sipas Sekretarit të Shoqatës së Invalidëve, dita e premte është afati i fundit, në të kundërt do t’i rikthehen grevës.

“Deri tani nuk është marrë asnjë lloj rrugëzgjidhje nga shërbimi social dhe ministria shëndetësisë. Tani më ka ardhur nje shkresë dore këtu,kjo ska asnjë gjë këtu thjeshtë shkresë dore që thotë se brënda javës këto invalidë do mbarojnë punë”, u shpreh Skënder Sollaku.

 

 

 

 

Heqja e pagesave të kujdestarisë, paketës higjeno-sanitare dhe në disa raste i gjithë kempi, ka bërë që afro 200 invalidë nga 350 që ka në këtë qark të kërcënojnë me grevë urie.

Në fund të muajit dhjetor ata morën garancinë nga ministria përkatëse se do të merrnin zgjidhje, por ende nuk është bërë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here