E rëndë në Gramsh/ Burri qëllon për vdekje gruan dhe vëllain e tij

0
130

 

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në fshatin Tervol të Gramshit, si pasojë e një konflikti në familje. Paraprakisht, bëhet me dije se burri ka qëlluar për vdekje me armë gjahu bashkëshorten dhe më pas të vëllanë e tij.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, si dhe prangosjen e autorit. Burimet bëjnë me dije se ai është Xhevit Sinani, 75 vjeç, ndërsa i vëllai që ka mbetur viktimë quhet Shaqir Sinani.

Ndërkohë, bashkëshortja e autorit 75 vjeçar që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me armë quhet Zeqine Sinani. Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Tervol të Njësisë Administrative Pishaj, ka tronditur fqinjët dhe gjithë opinionin publik.

Raportohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë. Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse autori është arrestuar apo ka mundur të largohet nga vendngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here