Nga Gent Strazimiri
Mark Rossini, agjenti i FBI në pension dhe ortak në biznes me McGonigal, është pika fokale e aferës më të fundit korruptive të kryeministrit shqiptar.
Në vitin 2019, ai u paraqit nga TCH në një intervistë ekskluzive si “heroi i luftës kundër Al Qaeda”, dhe deklaroi se “Sali Berisha është një kukull e komanduar nga Putin, sepse proteston kundër Edi Ramës”.
“Heroi” në fjalë i TCH, në fakt ishte detyruar të dorëhiqej me turp nga FBI që në vitin 2008, pasi ishte dënuar penalisht për shitjen e të dhënave të agjensisë një dedektivi privat famëkeq, përmes të cilave ai shantazhonte viktimat e tij.
Sipas TCH, në 21 shkurt të vitit 2019 Rossini “qëlloi” në Tiranë, dhe pa me sytë e tij protestën e opozitës nga ku ka zanafillën “shqetësimi” i tij për ndikimin rus në Shqipëri…
Dokumentet e QKB, vërtetojnë se pikërisht atë ditë, Mark Rossini ndodhej në Tiranë për t’u regjistruar si biznesmen, në ortakëri me spiunin tjetër të FBI Mc Gonigal, tashmë i arrestuar, dhe spiunin e Sigurimit të Shtetit Agron Neza!!!
Në shtator 2022, Mark Rossini është përcaktuar nga një komision hetimor i Kongresit amerikan, si i paguar nga oligarku rus Oleg Deripaska, njësoj si kolegu dhe ortaku i tij në biznes Mc Gonigal, përmes një firme “konsulence” izraelite…
Të dy këta ish-spiunë të FBI që paguhen nga njeriu i Putin, vendosin kontakte intensive dhe të vazhdueshme me Kryeministrin shqiptar, përmes një spiuni të Sigurimit të Shtetit.
Regjistrohen si biznesmenë në Shqipëri për “3 dollarë”, dhe menjëherë fillojnë aktivitetin në përkrahje të qeverisë shqiptare, duke sulmuar publikisht dhe aktivisht opozitën dhe në rastin e Mark Rossinit, specifikisht liderin historik të saj Sali Berishën.
Mark Rossini në shkurt-mars 2019 është shumë aktiv në twitter duke akuzuar Sali Berishën si “kukull e Putinin”, kur në fakt nuk i di as emrin… e shkruan “Barisha”…
Në prill 2021, po në twitter, Rossini shpërndan urimin e ambasadës amerikane në Tiranë, dhe nuk e fsheh lumturinë e tij, njësoj si ambasada, për “fitoren” e Edi Ramës në zgjedhjet politike….(?!)
Aktualisht, të dy spiunët e FBI të përmendur më sipër, janë në ndjekje penale për mbështetje të oligarkut rus të Putinit dhe njëkohësisht Edi Ramës, kundrejt pagesave të marra në rrugë të tërthortë, si në rastin e Deripaskës, apo në mënyrë të drejtpërdrejtë, me çantë, përmes spiunit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza…
As ambasada amerikane në Shqipëri e as televizioni TCH, nuk kanë reaguar për kontributin e tyre me veprim apo mosveprim, në ngjizjen e kësaj marrëdhënie spiunësh amerikanë të paguar nga njeriu i Putin, me një Kryeministër të NATO-s…(?!)
“Moska-Tirana-Los Anxhelos, u bashkuan në një kolkoz”, mërmërit rrugëve të Tiranës një i dehur, tek “Dimri i madh” i Kadaresë.
Por këtë radhë, nuk është fantazi, është reale, dhe si e tillë e rrezikshme, e papranueshme dhe që kërkon një zgjidhje TANI!