Partia Demokratike e Korçë ka denoncuar abuzimet e bashkisë me fondet publike në këtë zonë. Sipas kryetarit të degës së PD Devis Osmani, janë konstatuar 32 shkelje me vlerë dëmi mbi 1 milion euro.
Në buxhetin e vitit 2023 sipas Osmanit janë rritur shpenzimet, si dhe numri i punonjësve me të vetmin qëllim, atë elektoral.
Bashkia Korçë dhe kryetari i saj, e investuar e gjitha në një propagandë bajate, me shkëlqime fasadash dhe drita festash po shfaq përditë e më tepër fytyrën e vërtetë të saj;
Një teatër marionetash, me ministrin që tund fijet dhe kryebashkiakun dhe të tjerët që hedhin këmbët.
Sot qyteti nën udhëheqjen e rilindasve për gati 16 vjet, ka përkeqësimin më të madh të shtimit natyror të popullsisë, duke u varfëruar edhe në burime njerëzore, përvec atyre ekonomike.
E shtrirë vetëm në dorën e një njeriu, apo në duart e “grupit të shokëve”, nga “qyteti ku dua të jetoj”, sot mund të quhet pa frike, “ Qyteti ku vij vetëm në fundjavë”.
Buxheti 2023 ku propogandohet mirëqënia, rritet vetëm për punonjësit e administratës, (vetëm shpenzimet për paga dhe sigurime, zenë 40% të buxhetit) dhe numri i punonjësve në këtë bashki, (1 242) I rritur cdo vit, i sherben vetem kastës që mbështet këtë qeverisje lokale.
Qyteti ku patronazhistët janë hedhur në sulm për pëlqime dhe shpërndarje postimesh të kryetarit.
Fatura e shkeljeve dhe abuzimeve në shifra të konsiderueshme, është detaji kryesor që flet për keqqeverisjen, por mbi te gjitha për ndikimin e drejtpërdrejtë në xhepat e korcarëve.