Editorial nga bordi i https://nypost.com/2023/01/26/george-soros-is-the-most-dangerous-man-in-america-heres-why/
Hetimi prej pesë pjesësh i Matt Palumbo, i publikuar nga gazeta jonë javën e kaluar, tregoi se titani 92-vjeçar i financave, George Soros është njeriu më i rrezikshëm në Amerikë.
Le të numërojmë arsyet:
Soros ka shpenzuar më shumë se 40 milionë dollarë për të vendosur prokurorë të majtë dhe zyrtarë të tjerë në qytetet e mëdha anembanë vendit. Kandidatët e mbështetur prej tij dhe aleatët e tyre tani përfaqësojnë të paktën një të pestën e amerikanëve dhe përfshijnë dashamirës të krimit si Alvin ‘liroji të gjithë’ Bragg në Manhatan, Larry Krasner në Filadelfia, ‘reformat’ e të cilit sollën 516 vrasje në vitin 2022, George Gascon në Los Anxhelos, qyteti që ka parë se si vjedhjet janë rritur në qiell; dhe Kim Foxx e Çikagos, e cila lejoi dy gangsterë që të bëjnë një shkëmbim zjarri të lirë në mesin e një numri të tmerrshëm krimesh.
Po çfarë është blerja e prokurorëve përpara blerjes së personaliteteve mediatike, për të përcjellë te të gjithë mesazhin se nuk ka rritje të krimit? Perandoria jofitimprurëse e Soros numëron gazetarët kryesorë në NBC, Washington Post dhe Reuters si anëtarë të bordeve të ndryshme të saj. Ai është një donator i madh për ProPublika dhe NPR dhe ka shpenzuar të paktën 131 milionë dollarë nga viti 2016 deri në vitin 2020 për të mbështetur fjalë për fjalë qindra grupe aktiviste mediatike që promovojnë pikëpamjet e tij majtas për krimin, gjininë dhe kapitalizmin- si dhe ndërhyri me lehtësi për të hedhur poshtë të gjithë kritikat ndaj miliarderit se është disi antisemitik.
Dhe nëse ndodh që ndonjë plebe të nisë të shfaqë idetë e tij- fjala bie, të thotë se laptopi i Hunter Biden ishte i vërtetë- ‘kontrolluesit e fakteve’ të financuar nga Soros do ndërhyjnë direkt për të shtypur çdo zë. Ai ka bashkëpunuar me pasanikët e ‘Big Tech’ për të krijuar ‘Good Information Inc’, me një emër drithërues, bashkë me themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman. Ai mbështet IFCN, një rrjet global i dedikuar për të luftuar ‘dezinformimin’ që ka lobuar në Facebook për të bërë më shumë censurë, dhe një grup tjetër që i nxit presidentët e platformave të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Ai financon kompaninë mëmë të PolitiFact, një ushtri e vogël grupesh të ngjashme në Evropë.
Grupe të tilla ndihmuan për të të cilësuar tabu lajme të tilla si hipoteza e rrjedhjes së Covid-it nga laboratori, mashtrimet e Hunter Biden dhe histori të tjera të mëdha reale, duke i quajtur false. Me fjalë të tjera, Soros dhe Big Tech po punojnë krah për krah për të ndërprerë hetimet falas.
Edhe punonjësit e lartë të Shtëpisë së Bardhë lëvizin në rrethin e tij të ndikimit. Si mikesha e Biden, Neera Tanden, ish-presidente e një qendre të financuar nga Soros. Ose shefi i tij i kabinetit, Ron Klain. Ose Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, babai i të cilit ka lidhje të mëdha me Sorosin dhe që ndërmori masa kundër një kritiku të shquar të Sorosit në fillim të mandatit të tij. Dhe 17 anëtarë të rëndësishëm të ekipit të tranzicionit të Biden kishin lidhje të rëndësishme me Sorosin.
Brezi i ardhshëm i amerikanëve tashmë po përgatitet për të marshuar në të njëjtat linja ideologjike. Fondacionet e Shoqërisë së Hapur buxhetuan 63 milionë dollarë vetëm në vitin 2020 për përpjekjet për të reformuar arsimin e lartë. Paratë e tij kanë financuar programe që synojnë të radikalizojnë gjyqësorin, duke përfshirë këtu edhe leksione mbi heqjen e burgjeve dhe policisë. Ai ka premtuar plot 500 milionë dollarë për kolegjin Bard. Merru me ta kur janë të rinj dhe e nesërmja të përket ty!
Po pse Soros- që u arratis nga sovjetikët dhe gjeti sukses të paimagjinueshëm në një demokraci kapitaliste, e cila i nënshtrohet sundimit të ligjit dhe shtypit të lirë dhe të fortë- dëshiron të minojë sistemin që e ka bërë kaq të pasur dhe të fuqishëm? Pse po minon pikërisht ato mundësi që gëzonte vetë?
Ai mbështet prokurorë që nuk ndjekin penalisht hajdutët. Ai do një shtyp që të mos bëjë pyetje të vështira për të fuqishmit (për veten mbi të gjitha). Ai do universitete që u mësojnë fëmijëve të urrejnë vendin dhe prindërit e tyre.
Fakti është se nëse Soros do të ishte në krahun e djathtë, ai do të ishte lajm kombëtar çdo javë. Por politika e tij përputhet me atë të shumicës së gazetarëve dhe akademikëve (megjithëse jo të shumicës së amerikanëve). Pra, ndikimi masiv i këtij njeriu dhe parave të tij në shoqërinë amerikane shkon kryesisht i paraportuar- ose duke u etiketuar si ‘teori konspirative’.
Siç ndodh me faktin që ai ka transferuar afro 18 miliardë dollarë te Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, tani nën kujdestarinë e djalit të tij Alexandër (vetëm 37 vjeç). Që do të thotë se kur Sorosi i plakur të vdesë, ndikimi i tij dhe perandoria e tij të vazhdojnë të jetojnë.
Soros ka shpenzuar një pasuri duke përhapur ndikimin e tij në politikën, median dhe shoqërinë amerikane dhe duke na lënë të gjithëve në gjendje më të keqe, dhe ka krijuar infrastrukturën për të vazhduar kështu edhe pasi ai të vdesë.
Pra, jo, kjo nuk është teori konspirative. Është një e vërtetë që ia vlen të vihet në dukje dhe që ia vlen t’i rezistosh.