Pas llistës së demokratëve që udhëhiqen nga Sali Berisha, këtë të shtunë edhe Partia e Lirisë dhe ajo Socialiste kanë dorëzuar në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit, pasi afati i vendosur nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është 29 janari.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj të Rithemelimit, kryekomisioneri celiabashi theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike.