Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të hetohet për skandalin e McGonigal, pasi sipas tij, ai korruptoi një zyrtar të lartë të FBI-së.
Teksa ishte i ftuar në News24, Noka u shpreh se Rama përderisa korruptoi një drejtor të FBI-së, nuk e ka problem për të korruptuar një AliBashë.
Noka tha se opozita nuk është çështje numrash, por parimesh e normash dhe sipas tij, demokratët votuan Berishën sepse ai është lider dhe ka aftësinë të bëjnë bashkimin.
Ai shtoi se çdo tentativë për të manipuluar votën në zgjedhjet e 14 majit, do të marrë përgjigjen e duhur nga opozita.
Noka: Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk. Ai korruptoi një drejtor të FBI dhe paska problem për të korruptuar një AliBashë. Opozita e ka thënë i ndjeri miku im Olldashi, opozita nuk është çështje numrash, por fryme, vullneti, parime e normash. Shërbëtorët e Ramës tregojnë veten dhe nesër nuk kanë fytyrë ti dalin demokratëve përpara.
Pyetje: Do ta pranonit rezultatin e zgjedhjeve?
Noka: Çdo rezultat i zgjedhjeve të lira është i pranuar, çdo tentativë për të manipuluar votën do të marrë përgjigje. Takimet në terren janë të përditshme, por agjenda jonë nuk është vetëm ai.