Basha ka mbyllur gojën…Berisha: FBI të hetojë takimet e Kim me McGonigal”

0
183

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e McGonigal. Berisha nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim si edhe ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas Berishës, pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë aferë qëndron, ambasadorja Kim. Kryedemokrati ka kërkuar gjithashtu nga FBI të hetohen edhe takimet e McGonigal me ambasadoren amerikane Yuri Kim.McGonigal i ka kërkuar të mos bëjë asnjë deklaratë. Deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar në njëfarë mënyrë miqësinë me MCGonigal ka qenë një këshillë e Guvernatores. Këto janë çështje e hetimit. Në këto momente kur flet gjithë bota, kur ziejnë mediat e botës dhe jo vetëm të SHBA ajo që bën përshtypje, edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir . A mund të imagjinoni një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej shtatë sitësh asnjë fjalë. Ftoj shqiptarët të pyesin si ka mundësi?  Gjithçka flet se përsëri guvernatoja qëndron prapa heshtjes së tij, një heshtje e turpshme. Mirë Rama që është autori i një vepre makabre, por viktima e tij si një gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme.  Njeriu ka një detyrim jashtë vetes së tij. Ky është kodi i heshtjes që respektohet si nga krimineli dhe nga viktima. Të jem i sinqertë, kodi i heshtjes po zbatohet me fanatizëm nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar. Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, për një thikë pas shpine nga njerëz që ajo i përkëdhelte, nuk shqipëron një fjalë të vetme. S’ka një shprehje të vetme. Si është e mundur  kjo?! Çfarë interesash  përfaqëson guvernatorja? A ka shqiptarë që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje?! Komentet për këtë ngjarje janë përvëluese, për kë? Për ata që janë të përfshirë. Guvernatorja është një MCgonigal, ndaj të cilës janë lëshuar akuza për korrupsion. Nisën me manipuluese për dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi me dosjen e zezë, me sulme të paprecedente, duke dëshmuar se nuk ka asnjë vlerë, duke rendur nga zyra dhe studio më studio, për të shkatërruar opozitën. Nuk është kjo që e ka bërë të heshtë dhe të adaptojë kodin e heshtjes guvernatorja. Jo! Ka arsyeje të tjera. I bëj thirrje FBI, DASH, agjencive amerikan, të hetojë qëllimet e saj ndaj MCGonigal. A ka informuar ajo për takimet që ka pasur me të? Për veprimtarinë e tij? Për vizitat e shpeshta të tij.”, ka thënë Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here