Skandali Mc Gonigal- Rama!/ Vasili me fakte: 14 akuzat

0
165

Petrit Vasili, deputeti i PL, ka publikuar sot dokumentet që tregojnë lumin e akuzave ndaj zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal të arrestuar në SHBA, protagonist i një skandali ku është përfshirë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Vasili ka rrëzuar kështu me prova, tentativat e Ramës për ta minimizuar skandalin duke thënë se “deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI-së, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik ‘Fije që priten’”, tha kryeministri.Meqenëse Rama me ca të tjerë po vazhdojnë të gënjejnë për akuzat që rëndojnë mbi McGonigal dhe thonë që ka vetëm dy akuza, ja si qëndron e vërteta, që i dhemb shumë Ramës dhe “altoparlantëve” të tij të lodhur! McGonigal ka dy procese të hapura në New York dhe Washington D.C ku në total mbi të rëndojnë plot 14 akuza.

Komplot për të shkelur “International Emergency Economic Power Act”;

2. Shkelje e “International Emergency Economic Power Act” (IEEPA);

3. Komplot për të realizuar pastrimin e parave të pista;

4. Pastrim parash të pista;

5. Deklaratë e rreme;

Në Washington D.C

1. Fshehja e fakteve materiale;

2. Deklaratë e rreme;

3. Deklaratë e rreme;

4. Deklaratë e rreme;

5. Deklaratë e rreme;

6. Deklaratë e rreme;

7. Deklaratë e rreme;

8. Falsifikimi i dokumenteve;

9. Falsifikimi i dokumentëve.

P.S.Fotot janë të dy aktakuzave në New York dhe Washington D.C.”

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here