Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 14 majit do të bëhet edhe në dy bashki të tjera veç Vorës.
Burimet kanë konfirmuar se votimi dhe numërimi elektronik në 14 majit pritet të implementohet edhe në dy bashki të mëdha, siç janë Kamza dhe Elbasani.
Diçka e tillë ishte bërë me dije më herët edhe nga kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ-ja i ka bërë kërkesë qeverisë për financim të projektit të votimit elektronik për 6 bashki.