KQZ të respektojë vendimin e demokratëve, jo t’i hedhë benzinë zjarrit

0
118

Zgjedhjet e 14 majit dhe vota e emigrantëve, “lufta” për komisionerët mes dy PD-ve dhe çështja McGonigal u diskutuan në studion e “Dita Jonë” me anëtaren e PD-së Rudina Hajdari dhe politilogun Ermal Hasimja.

Për demokraten Rudina Hajdari, KQZ duhet të respektojë vendimin e demokratëve të cilët zgjodhën Sali Berishën, kryetar të partisë dhe jo t’i hedhë benzinë zjarrit. Sipas saj përçarja nuk është në bazë, por në kupolën e PD-së.

Është një problem që ekziston, s’ka mjaftueshëm vullnet për ta zgjidhur është zgjedhur përplasja. Përgjegjësia kryesor është e dy aktorëve, dy pjesëve të PD. Beteja do të jetë një luftë civile brenda një lufte mnë të gjerë. Nuk do të jetë stresi i zgjedhjeve të shkuara. Ajo pjesë që kontrollohet apo udhëhiqet nga Alibeaj do të ketë rezultate shumë më të ulëta se zgjedhjet e kaluara”.

Duke folur për votën e emigrantëve, Hajdari dhe Hasimja ndanë mendimin e mungesës së vullnetit nga politika. Sipas Hajdarit, vota e Diasporës është çelësi i hapjes së sistemit, por mazhoranca nuk ka vullnet se nuk e manipulon dot.

“Sa herë politika ka situatë të vështirë ndryshon sistemin zgjedhor. Vota e Diasporës është çelësi i hapjes së sistemit. Nuk ka patur vullnet politik sidomos nga mazhoranca, e cila ka shumicën në parlament dhe është në dorën e saj për ta çuar përpara.  Opozita nuk mund të bëjë gjë tjetër sa i përket iniciative ligjore edhe nëse e ka vullnetin. Mazhoranca edhe pse e ka trumbetuar në mënyrë falso votën e emigrantëve, nuk ka vullnet politik për ta bërë realitet se nuk e manipulon dot, nuk përdor dot sistemin e patronazhistëve”.

Ndërsa Hasimja e shikon mungesën e interesit si të mazhoranca dhe tek opozita, e cila sipas tij duhet të bëhet zëri i emigrantëve në Shqipëri.

“Vota e migrantëve munges interes nga të dyja palët. Opozita ka frikë se vota e emigrantëve është e paparashikueshme. Ka frikë edhe qeveria. Interesi kryesor është i Shqipërisë se mendoj që të pasurit të drejtë kushtetuese për të votuar emigrantët janë më pak të kapur nga sistemi klientelist i kapur në Shqipëri. Ka shumë pushtet në dorë të qeverisë. Opozita do të duhet të kuptojë dhe të bëhet përfaqësues kryesor i zërit të emigrantëve në Shqipëri”.

Për çështjen e MCgonigal, Hajdari thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi emri i tij përmendet 14 herë në dosje, kurse për Hasimjen kryeministri duhet të ishte dorëhequr kohë më parë, ndërsa kjo çështje nuk do të ndikojë te zgjedhjet.

“Nëse vërtetohet se Rama ka patur lidhje me McGonigal për të përçarë apo blerë opozitën ky do të ishte një rast shumë i rëndë për Shqipërinë. Dosja e hetimit është që emri i kryeministrit  përmendet 14 herë. Vetëm për këtë fakt kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, tha Hajdari.

“Nuk besoj që kryeministri do të japë dorëheqjen, po i bën llogaritë te mbështetja që ka tek elektorati. Këtu ka skandale ditë për ditë. Po të ishim vend normal kryeministri do ta kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më parë. Nuk mendoj që do të ketë ndikim të madh. Një pjesë që votojnë për shumicën votojnë për interesa individualë e personalë”.

Në studion e “Dita Jonë”, Hajdari la të hapur mundësinë për të kandiduar në të ardhmen për bashkinë e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here