Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pritet të shkojë të martën në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, e thirrur të japë sqarime për aferën e inceneratorëve që e ka denoncuar me forcë muajt e fundit në veçanti.
Gati 10 ditë më parë, Kryemadhi dhe ekipi i saj i PL, publikuan një investigim prej qindra orësh filmime mbi landifillinin e Sharrës, duke nisur nga tërheqja e mbeturinave me makinat e pastrimit deri tek dërgimi i tyre në të ashtuquajturin inceneratori i Tiranës. Në investigim u tregua qartë se mbeturinat e kryeqytetit thjesht groposeshin dhe nuk kalonin në asnjë proces përpunimi apo djegieje për të cilin paguhet kosto e lartë nga qytetarët.
2023 para medias faktin se kanë ndjekur me kamera dhe me dron për 180 ditë më radhë, të gjitha makinat e mbeturinave të Tiranës në punën e tyre deri në shkarkimin e mbetjeve për t’u groposur në Sharrë, se kanë qindra orë filmime në landfille dhe janë të gatshëm t’i dorëzojnë ato në organet e drejtësisë me kushtin që SPAK të mos i lërë në harresë apo të hyjë në marrëveshje me Ramën dhe me Veliaj në shkëmbim të Vetingut apo të pazareve të tjera!
Monika Kryemadhi tha “se ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunëtorë me sistemin e drejtësisë, qoftë për inceneratorin e Elbasanit…Prisnim dhe për inceneratorin e Fierit, presim edhe për inceneratorin e Tiranës.
Kam kuptuar që nëse sistemi i drejtësisë, SPAK, kërkon të mbrojë një koncension të tillë 30-vjeçar, i cili është i kapur “me presh në dorë” kur thonë shqiptarët, që nga kryeministri deri tek kryetari i bashkisë, atëherë nuk mund mbetet gjë tjetër përveçse SPAK-un ta bëj bashkëfajtor në këtë vepër kriminale.
Tashmë atë që ne kemi denoncuar dhe jo vetëm ne, po të gjithë shqiptarët duke filluar nga mediat të parat dhe pastaj individë të partive politike apo shoqërisë civile, ajo çka është thënë haptas, është e faktuar.
Po të shikoni, ne kemi bërë dhe një kolazh të të gjithë ditëve, pra të gjitha makinat dhe të gjithë itineraret e bashkisë së Tiranës janë ndjekur në të gjithë procesin e mbledhjes ë koshave dhe pastaj në depozitimin e tyre në landfillin e Sharrës.
Dua të theksoj se të gjitha orët e xhirimeve që kemi të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, i kemi në dispozicion të sistemit të drejtësisë dhe të gatshëm t’ia japim, por me një kusht: që të mos i zërë pluhuri dhe të mos hyjnë në marrëveshje as me Edi Ramën dhe as me Erion Veliajn në shkëmbim qoftë të Vetingut apo qoftë dhe të disa pazareve të tjera, se në fund të ditës ajo nuk është kancer, por një nga problemet më të mëdha që ka sot jo vetëm Tirana për gjithë ujërat nëntokësorë që burojnë nga ajo gropë e vjetër e vend depozitimit të Sharrës.”
PL, thirrje zyrtarëve: Ndalini pagesat për inceneratorët, 15 euro për ton futen në xhepin e Ramës dhe Veliajt!
Më 20 janar, Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, i vuri në dijeni qytetarët gjatë denoncimit të një fakti të ri të aferës së groposjes të mbeturinave, edhe për faktin se bashkia e Tiranës ka rihapur venddepozimin e vjetër të Sharrës, ç’ka përbën gjithashtu një vepër penale.
“I bëj thirrje, – tha Kryemadhi në një deklaratë për mediet, – çdo qytetari të ndershëm që është pjesë e qeverisë shqiptare, e administratës, e bashkisë, e sistemit të drejtësisë, të cilët paguajnë në mënyrë të përditshme, 29 euro/ton, ku nga këto më e pakta 15 euro vidhen dhe futen në xhepin e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, më e pakta që mund të bëjnë për qytetarët, për moralin e tyre njerëzor dhe politik e juridik, të ndalojnë pagesat, nga të cilat, 54 milionë dollarë kanë shkuar tashmë dhe vazhdojnë të paguhen përditë në një kompani ku pronarët e saj janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ne do të vazhdojmë ta bëjmë prezent çdo ditë e më shumë atë çfarë ndodh në inceneratorin e Tiranës dhe do t’i shkojmë deri në fund se është detyra jonë, jo vetëm si deputetë por edhe si qytetarë, transparenca e një vepre korruptive siç është koncensionari i inceneratorëve ashtu siç duhet bërë për të gjithë koncensionarët që nuk janë gjë tjetër përveçse vepra korruptive të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, i cili pa pikë turpi fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur ata në çdo sekondë të ditë.”