Deputeti i PD Ervin Salianji, duke folur në News24, tha se protesta e paralajmëruar më 11 shkurt nga kryetari i PD, Sali Berisha mbrëmjen e sotme, ka si synim kryesor largimin e qeverisë.
Ai tha se nuk ka një protestë të vetme që mund ta rrëzojë qeverinë, dhe se duhet përdorur çdo formë që sjell dobësimin e qeverisë. Salianji tha se pritet të ketë një reagim të madh nga qytetarët, për shkak të gjithë situatës aktuale politike në vend.
“Protesta është akumulim i pakënaqësisë popullore. Të ngrihet më shumë vëmendja apo të përdoret si instrument politik për të dobësuar apo rrëzuar regjimin. Protesta e PD kanë pasur rezultat. Kemi rastin e 2017. Sa herë që ka pasur protestë dhe qëndresë qytetarë ka pasur reagim.
Më parë kur lajmërohej për protestë, ulej çmimi i naftës nga bordi. Ka pasur protesta dhe masivitet. Ka pasur pjesëmarrje dhe kur ishte samiti i BE. Jemi në kushte që reagimi i qytetarëve është i domosdoshëm. Largimi i qeverisë është synimi. Nisjen e një rrugëtimi me protesta e rrëzon dhe dobëson qeverisjen. Besoj se do ketë një reagim nga qytetarët”, u shpreh ai.