Skandali “McGonigal”, që ka zbuluar dhe lidhjet e ish zyrtarit të arrestuar të FBI në SHBA me Shqipërinë, janë bërë pjesë e diskutimeve edhe në Kuvend.
Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputetja e PD Jorida Tabaku ndërsa vuri theksin tek problemet aktuale me ligjin e Koncesioneve dhe PPP, denoncoi qeverinë shqiptare se ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.
Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama”, u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen Rama.
Jorida Tabaku, ka prezantuar nismën e saj për ndryshimet në Ligjin për Koncesione dhe PPP në komisionin e Veprimtarisë prodhuese. Ajo prezantoi shqetësimet që janë të lidhura me dëmet financiare në buxheti dhe në frymën e konkurrencës por edhe shkeljes së MSA.
Kontrolli Lartë i Shtetit ka gjetur një dëm prej 8 miliardë euro. Kontratat publike dhe PPP janë 2.8 miliardë euro. Një sërë kontratash kanë ardhur nga ligjet speciale, që targetojnë kompani të veçanta
Duam të paraqesim një paketë ndryshimesh që duan të ndihmojnë ligjin aktual.
Përgjegjësia personale: çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Synimet e amendimeve kanë për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese.
Transparenca: duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve.
Rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave; Shqipëria prej vitit 2019 është futur në listën gri të vendeve që hetohen dhe dyshohen për Pastrimin e Parave. Amendimet tona detyrojnë çdo subjekt tregtar për dorëzimin e një raporti të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që subjekti do të pajiset me leje ndërtimi apo çertifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohen detyrimin e autoriteteve publike për verifikimin e dorëzimit të raportit të detajuar financiar si dhe ligjshërine. Burimit të të ardhurave.
Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm”, u shpreh deputetja e PD.