Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke komentuar skandalin Rama-McGonigal në “Ora e Betit” deklaroi se çështja qëndron përtej zotit Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se me paratë e korrupsionit, me taksat e shqiptarëve, ka paguar trafikun e influencës në Amerikë për të mbajtur në mënyrë mafioze pushtetin dhe për të dëmtuar opozitën në Shqipëri.
Blushi: Tre porositë e para që i ka dhënë Rama McGonigal kanë qenë kundër Presidentit Ilir Meta. Nuk ka qenë kryetar partie atëherë por numri një i shtetit. Hetimi është stisur për të dëmtuar opozitën dhe jo zotin Basha që qartësisht ka qenë në aleancë me Edi Ramën dhe nuk ka shqiptar që nuk e di.