Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për “Ora e Betit” në Rtv Ora deklaroi se Edi Rama se pasi grabiti zgjedhjet nuk u mjaftua me kaq.
“Me një dosje mbajti peng kreun e opozitës. Nëse ai kishte të dhëna se Lulzim Basha ka marrë para ruse, duhej të shkonte në prokurori, por jo, sepse në këtë mënyrë targetonte kryetarin e opozitës dhe e mori peng atë”, theksoi ndër të tjera kreu i PD-së, Sali Berisha.
Berisha shtoi se i ka bërë thirrje në çdo dalje që të tregojë se ku i mori paratë.
“Lulzim Basha nuk guxon të përmendë as Edi Ramën as McConigal. Ka një detyrim, është deputet, ka qenë kryetar i opozitës. Duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën por se thotë dot se ka qenë i akuzuar për pastrim parash dhe kjo akuzë e çonte në burg për disa vite, e shpëtoi Rama. Nuk u bë asnjë hetim, su pyet asnjë shqiptaro-amerikan i keni dhënë apo jo këto para. Dosja tjetër u mbajt në Ambasadë nga Yuri Kim”.