Afera Rama-McGonigal/ PD dorëzon kërkesën për komisionin hetimor ‘McGonigal’: Rama do vijë si “Çeçoja”

0
119

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi dorëzuan këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Pas depozitimit të kërkesës, Boçi deklaroi për mediat se Kuvendi e ka për detyrë ngritjen e komisionit hetimor nëse kërkesa është firmosur nga ¼ e deputetëve.

Ai shtoi se kryeministri nuk do të mund të fshihet kësaj radhe dhe se do të shkojë në komisionin që pritet të mbahet.

“Rregullorja përcakton qartë, në nenin 25, që kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, atëherë Kuvendi ka të drejtë ta pranojë. Po kemi një precedent, është e vërtetë, është rrëzuar kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për chartera-t. Pretendimet tona dolën hapur, Rama ka harxhuar 20 milionë euro për fluturime me charter.

Ai nuk pranoi të vijë në komision. Nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mund të fshihet sërish. Do vijë në komision si “Çeço” dhe do përgjigjet përpara këtij komisioni”, tha Boçi.

Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se maxhoranca nuk do të votojë për mbajtjen e një komisioni të tillë dhe ai nuk do të mund të ngrihet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here