Berisha: Rama korruptoi një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI-së për të marrë peng opozitën

0
151

Ne nje takim me kryetare e sekretare te degeve te PD ne Tirane, kryedemokrati Berisha foli per skandalin McGonigal ku tha se kryeministri korruptoi një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI-së për të marrë peng opozitën.

“Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu dhe të gjithë anëtaret e anëtarët e FRPD-së, Lidhjes së Gruas Demokratike, të gjithë mbështetësve, simpatizantëve tanë në Tiranë.
Dua të ritheksoj edhe njëherë këtu para jush se, ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit.
Ne kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë mora, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë.
Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në. Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë.
Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here