Sa herë plas një skandal qeveritar, arrestohet një mjek.

0
161

Nga Elona Caslli
Sa herë plas një skandal qeveritar, arrestohet një mjek.

Sa herë plasin skandalet e qeverisë, arrestohet një mjek dhe arrestimi i mjekut xhirohet nga Kinostudio ” Rilindja e Re”.

Kamerat vihen përballë spitalit dhe mjeku arrestohet njësoj siç do të arrestohej një bos droge, një vrasës me pagesë apo firmëtari i inceneratorëve. Pasi Kinostudio shfaq filmin ” Arrestimi i mjekut” në ekranin e madh fillojnë brohoritjet nga salla ” Poshtë mjekët!” ” Mirë ia bënë horrit!” ” Legeni!”.

Ndërkohë nga tribuna e ndjek shfaqjen edhe firmëtari i inceneratorëve dhe teksa vështrimi i sallës përqëndrohet tek ai dhe duartrokitjet fillojnë të shuhen, ai merr fjalën dhe thotë – Askush nuk është mbi ligjin-.

Miliona euro kanë fluturuar nga xhepat e shqiptarëve për inceneratorë imagjinarë dhe xhirohet filmi i një mjeku për 20.000 lekë.

Nuk pajtohem me veprimin e mjekut, por është i neveritshëm dhe i turpshëm xhirimi i arrestimit dhe prodhimi i filmit nga Kinostudio ” Rilindja e Re”.

Post Scriptum- Filmi i inceneratorëve kur do të xhirohet?!

Elona Caslli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here