Skandali ‘Rama-McGonigal”, ‘dhurata’ e pa porositur për opozitën nga SHBA

0
241

Nga Gëzim Saliu

Në më shumë se 10 vite që drejton ekzekutivin, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e përfaqësuesit e tij politikë janë bërë pjesë e një sërë skandaleve të rënda, duke prekur thellësisht interesin e qytetarëve. Mirëpo nëse do t’i rëndisnim për nga shkalla e madhësisë së tyre, padyshim skandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI është më i rëndi dhe me shumë gjasa do ketë pasoja për kryeministrin dhe vetë qeverinë e tij. Dhe kjo nuk ka lidhje me vlerën financiare të skandalit, pasi nëse do t’i rëndisnim nga kjo pikë në kryue të rënditjes do të qëndronte afera e inceneratorëve dhe ajo e rrugëve me milliona euro PPP.

Z.McGonigal me aq sa dihet nga dosja e prokurorëve në Nju Jork është korruptuar me 225 mijë dollarë nga ish agjenti i shërbimeve Agron Neza, një sasi parash kjo e papërfillshme për Rilindjen dhe ‘bëmat’ e saj ndër vite. Pra shuma nuk është ajo që përbën thelbin e skandalit McGonigal.

Çështja që i jep këtij skandali përmasa të mëdha kombëtare është fakti se kryeministri akuzohet se përmes blerjes së një agjenti të lartë të FBI ka ndikuar në betejën politike me kundërshtarin duke kërcënuar kreun e opozitës së asaj kohe me të famshmen ‘dosja ruse’ dhe njëkohësisht i ka përgatitur letrat e ‘non gratës’ liderit historik të demokratëve. Dhe dyshimi që lind te çdo shqiptar me mëndje të ftohtë është ky: Kur kryeministri përmes lidhjeve të këshilltarit të tij ‘pa pagesë’ Dorian Duçka mundi të siguronte sic thuhej në artikullin e sotëm të “New York Times” shërbimet e ish agjentit McGonigal në favor ta kazuave të tij politike, imagjino se çfarë ka mundur të arrijë me diplomatë të nivelit më të ulët që i janë sulur për vite me radhë opozitës.

Por ky skandal ka edhe një anë tjetër të medaljes dhe këtu hyn në lojë përmasa ndërkombëtare e tij. Kështu edhe sic nënvizohej sot në “NYT”, Rama nga njëra anë hiqej në publik si një reformator dhe në kundërshtim të hapur me luftën e Rusisë në Ukrainë por nga ana tjetër ai akuzohet  se ka vazhduar bashkëpunimin e tij me z.McGonigal edhe në vitet e fundit kur ish agjenti i lartë i FBI ishte në listë-pagesën e një oligarku rus të sanksionuar nga SHBA, Oleg Deripaska, që njihej anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin. Pra me pak fjalë, kryeministri është futur në vorbullën e një hetimi që prek sigurinë kombëtare të SHBA-ve paasi deri më tani z.McGonigal akuzohet se gjatë bashkëpunimit me z.Deripaska mund t’i ketë dhënë edhe informacione sensitive sekrete.

Nga sa më sipër kuptojmë se e gjithë çështja dhe hetimi ndaj z.McGonigal dhe lidhjeve me Ramën ka ardhur si një ‘dhuratë’ e pa porositur  për opozitën shqiptare nga SHBA, duke rritur shanset për rrëzimin e kryeministrit dhe si pasojë te qeverisë e më pas krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme.

Prej vitesh, por sidomos vitin e fundit, PD është hasur me vrazhdën e sulmeve të një pjese të mirë të partnerëve pas shpalljes ‘non grata’ të liderit të saj. Sali Berisha gjithnjë ka theksuar se pas këtij vendimi qëndron dora korruptive e kryeministrit në bashkëpunim me multimiliarderin George Soros.

Në kushtet aktuale, Bersha ka gjithë të drjetën të aludojë publikisht se edhe ‘non grata’ e tij ka ardhur për shkak të lobimit nga ish agjenti i lartë i FBI me porosi të Ramës. Ndaj dhe kauza e opozitës do të nisë e do të marrë në vazhdim më shumë besueshmëri, ku padyshim një ndër testet kryesore është edhe protesta e datës 11 shkurt. Pjesëmarrja në të do jetë një indeks tregues për rritjen ose jot ë mbështetjes ndaj opozitës. Ndërsa në vazhdim mnbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë me hetimin në SHBA dhe nëse do jetë pjesë e tij kryeministri shqiptar, i cili për të qenë deri në fund të vërtetë, deri më tani përmendet në dosjen e prokurorëve njujorkezë shumë herë, por ende pa ngritur akuzë ndaj tij.

Por ajo që mund të thuhet me siguri është se Rama me këtë skandal gjendet në vështirësi më shumë se kurrë përgjatë këtyre 10 viteve në detyrën si kryeministër i Shqipërisë. Këtë e tregojnë pasiguritë e shumta me të cilat foli edhe mbrëmë në tre intervistat televizive përmes skype që dha për këtë çështje, aq më shumë edhe mungesa një ditë më parë në parlament për të shmangur përballjen me opozitën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here