Në emisionin “Çim Peka live”, politikani kosovar Milaim Zeka ka bërë një dëshmi tronditëse, për shantazhin që një zyrtar i huaj u ka bërë biznesmenëve kosovarë për t’i hequr nga të ashtuquajturat lista të zeza që gjoja dispononin për ta, shërbimet sekrete amerikane, zyrtar që identifikohet si ‘djali i FBI’. Dëshmia erdhi në vazhdën e debatit “Orët e fundit të Edi Ramës” lidhur me skandalin McGonigal.