Një tjetër “Rozetë” në pranga, vodhi shuma parash nga banesa ku punonte, arrestohet pastruesja

0
152

Një tjetër ngjarje është regjistruar në Tiranë, ku protagoniste është bërë një ish-pastruese, e cila akuzohet se ka vjedhur në një banesë ku punonte. Ngjarja ndodhi në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”. Në kuadër të operacionit të koduar “Gracka”, pas hekurave ra shtetasja Elida Kodra, banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se kjo shtetase, e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit me inicialet Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Kujtojmë se ky arrestim vjen pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në Tiranë, ku pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj ranë pas hekurave nën akuzën se vodhën një shumë të madhe parash në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here