Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vorë, Indrit Hoxha ja dënuar vjedhjen e pronës që po i bëhet nga qeveria banorëve të Bërxullës.
Hoxha ka kërkuar se të zbatohet Kushtetuta sa i përket shpronësimit ku ajo e përcakto qartë se: ‘Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut’.E drejta e pronës, qoftë e trashëguar qoftë, e përfituar nga ligji 7501, është e drejtë e patjetërsueshme natyrore e çdo qytetari!
Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë se: Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut. Këto janë praktikat të përsëritura në mënyrë arbitrare dhe të përsëritura të qeverisë Rama me pronën e shqiptarëve.
I bëj thirrje kryetarit në detyrë të Bashkisë Vorë, që të më bashkohet krahë qytetarëve të shpronësuar padrejtësisht në Bërxullë.