Të pathënat e aferës, ish-e dashura e Mcgonigal rrëfehet sot në televizionin e njohur informativ shqiptar

0
344

Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, tregon gjithçka.

Si i kuptoi aferat e zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit amerikan?

Çfarë di ajo për marrëdhëniet e tij në Shqipëri?

Allison Guerriero, flet ekskluzivisht për Review në Euronews Albania sonte në orën 20.00.

Ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, Allison Guerriero, është ajo që ka ngritur në këmbë FBI dhe ka bërë që të nisë hetimi që çoi në arrestimin e tij.

Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj: një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, afër futonit, ishte ajo lloj qese që japin dyqanet e pijeve. Brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me shirita gome. Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.

Në atë kohë McGonigal i justifikoi paratë me “Vura një bast dhe fitova”. Ajo ka treguar se si ‘Udhëtonte shpesh në Shqipëri’

McGonigal ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë në shkollë të mesme.

Guerriero thotë se lidhja e tyre zgjati pak më shumë se një vit. Pas ndarjes Guerriero i dërgon një email shefit të FBI ku tregonte dyshimet e saj. Por Guerriero thotë se mashtrimet e McGonigal u shtrinë përtej detyrave të tij si shef i kundërzbulimit dhe në jetën e tyre personale. Dy burime që e njihnin McGonigal dhe Guerriero në Nju Jork i thanë Insider se ata i besonin rrëfimit të Guerriero-s për marrëdhënien, duke përfshirë pretendimin e saj se McGonigal e kishte bërë Guerriero të besonte se ai ishte efektivisht beqar.

Aktakuzat e dyfishta e ngritur kundër McGonigal në fillim të kësaj jave në Nju Jork dhe Uashington DC, tronditën SHBA dhe Shqipërinë. Mes akuzave është dhe përpjekja për të nisur një hetim penal ndaj një lobisti të PD bazuar në prova të dhëna nga zyra e kryeministrit Rama. Kjo u shoqërua me një sërë akuzash ndaj ish-kreut te PD Lulzim Basha për para ruse. Për këtë çështje pati dhe një hetim në Shqipëri dhe pse nuk u provua asnjëherë se kishte diçka të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here