Vendimi I kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ti hequr një pjesë të rrugës, emrin e Ish -Presidenti Ibrahim Rugova dhe për ta emërtuar këtë rrugë, ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, ka sjellë reagime të forta në Kosovë.
Së fundmi Lëvizja Demokratike e Kosovës është penduar për votat që ka dhënë për shpalljen e Erion Veliaj, si qytetar nderi në Prizren, duke I terhequr votat e tyre. Shefi i LDK-së, Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit,Haziz Hodaj deklaroi se votat janë tërhequr pasi Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haziz Hodaj, Shefi i Grupit të Kuvendarëve, LDK
‘Veliaj e ka shkatërruar kohët e fundit një rrugë me emërtimin e Rugovës. Po ashtu një shtatore, me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij ‘Qytetar Nderi’ i Prizrenit’, wshtw shprehur Hudaj.
Hodaj paralajmëroi se anëtarët e LDK nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’ për Veliaj, një ceremoni që parashikohet të mbahet më 17 shkurt, datë që shënon 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Po ndërsa Veliaj është kryqëzuar në opinion publik, Keyebashkiaku ka mohuar shkurtimin e rrugës Ibrahim Rugova, duke thënë se është ndryshuar vetëm emërtimi i aksit që quhej ‘4 shkurti’, duke marrë emërtimin ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’.
Rruga ‘Ibrahim Rugova’ mori këtë emërtim, më 17 shkurt të vitit 2012 në nder të ish- Presidentit të Kosovës. Por dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, vendosi ta copëzonte këtë aks dhe një pjesë të rrugës, ti vendoste emrin, ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’.