Rrugët e kryeqytetit duhet të mbajnë emrat e personaliteteve që bashkojnë shqiptarët dhe emri i Ibrahim Rugovës nderon Tiranën, Republikën e Shqipërisë dhe çdo shqiptar tabani.
Veprimi i kryebashkiakut të vjetër, dëshmoi dyfytyrësinë e tij, që nga njëra anë shitet si patriot duke drejtuar Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nga ana tjetër fyen Kosovën dhe gjithë shqiptarët me këtë veprim nëpërkëmbës ndaj figurës emblematike të Rugovës.
Kryebashkiaku i tanishëm ka shkaktuar një debat të pahijshëm përçarës kur vetë ai, pak muaj më parë, mbante fjalimin ceremonial gjatë dhënies së shtetësisë shqiptare për familjen Rugova. Ndërkohë, nuk duhet harruar se për 8 vite me rradhë Veliaj pengoi vendosjen në Tiranë të shtatores së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Hipokrizia në kulm. Turpi ka emër!